MENU
klinika

Sëmundja që prek më shumë shqiptarët

Lulja e Blirit, armë e fortë kundër reumatizmës!

10.06.2023 - 08:20

Bliri është një dru dekorativ shumë vjeçar që lulëzon në periudhën maj-qershor. Në pemët e reja, lëvorja e trungut është e lëmuar, ndërsa në drurët e moshuar ajo është e ashpër dhe e çarë thellë.

Gjethet e Blirit janë të rrumbullakta si në vezake, me buzë të sharrëzuara dhe me tufëza qimesh të shkurtra e të bardha. Lulet e saj mjaltore dhe të verdha, duke qendruar në grup, formojnë kurorën e tij me erë të këndshme, të veçantë dhe mjaft aromatike.

Elementi bazë që lëshon këtë aromë është farnezoli, por veç tij ai është i pasur edhe me glukozide, taninë, gomë, sheqerna, tekorefol, esencë të verdhë, mentol, vitamin C etj.

Druri i Blirit arrin gjatësinë deri në 40 metra. Lulja e tij këshillohet të mblidhet gjatë lulëzimit, në periudhën qershor-gusht dhe thahet në hije apo furra, me temperaturë të lartë.

Ruhet në vende pa lagështirë dhe duhet treguar kujdes që pas tharjes, të ruajë ngjyrën e verdhë në të gjelbër, që të mos e humbasë efektin kurativ.

Bliri mjekon reumatizmin, ftohjen, djersitjen e madhe, qetësimin e spazmave, gripin, infeksionet e fytit dhe fshikëzës urinare, dhimbjet e stomakut dhe zorrëve, sëmundjet e veshkave etj.

Kundër reumatizmit, ftohjeve, gripit, stomakut etj.

Marrim 1 lugë kafeje të “drogës” së lules së blirit dhe e ziejmë për më pak se gjysmë ore në çerek litri ujë të valuar. Më pas e kullojmë dhe çaji i përgatitur pihet deri në 5 gota në ditë.

Kundër djegieve

Marrim 100 gr pluhur të grimcuar të bimës dhe e përvëlojmë me 1 litër ujë. Më pas, enën e mbyllim dhe e lëmë të pushojë për rreth 3 orë. Tretësirën e përftuar e kullojmë dhe e përdorim për shpërlarjen e pjesëve të sëmura të trupit. Gjatë dimrit, në mungesë të luleve dhe gjetheve, mund të përdorim edhe rrënjët e reja të blirit, njëlloj si edhe lulet e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN