MENU
klinika

Finalja e Champions League!

Manchester City dhe Guardiola në majë të Evropës

10.06.2023 - 23:14

FT/ Manchester City 1-0 Inter (Rodrigo 68′)

Manchester City është fituesi i këtij edicioni në Champions League. Djemtë e Guardiolës fituan 1-0 me Interin në finalen e zhvilluar në stadiumin “Ataturk” në Stamboll. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Rodrigo në minutën e 68-të, teksa portieri Ederson është heroi i anglezëve, që shpëtoi portën nga disa raste të zikaltërve. Për herë të parë në histori, City merr trofeun madhor evropian, duke kompletuar tripletën këtë sezon, teksa pas suksesit në Premier League dhe FA Cup, merr edhe Champions League.

Ndeshja nisi mirë për City-n, me anglezët që patën një rast të mirë me Haaland në minutën e tretë dhe Silvën në të pestën minutë. Në minutën e 20-të ishte Brozovic që goditi keq për Interin. Në të 26, Ederson gabon në pasim, por Barella nga jashtë zone godet keq. Në të 35 minutë City mbeti pa De Bruyne të dëmtuar, me Foden që u fut në vendin e tij. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-1, teksa e dyta nisi pa zëvendësime.

Në 45 minutat e dyta City mori kontrollin e lojës, ndërsa Ederson i tha “jo” në një rast Lautaros. Do duhej minuta e 68 që Rodri të gjente golin e fitores, me City-n që kompleon tripletën këtë sezon. Festë te anglezët pas fërshëllimës së Marciniak, ndërsa lotët nuk munguan te zikaltërit.

Komentet e ndeshjes:

90+5′ Mbyllet 1-0 ndeshja për City-n, djemtë e Guardiolës sigurojnë trofeun e parë të Champions League.

90′ Pesë minuta shtesë.

68′ Man City 1-0 Inter. Pas një aksioni model, Rodrigo kalon në avantazh “Qytetarët”.

59′ Mundësi e madhe për Interin. Silva bën një pasim të gabuar pas, me Akanjin që lë të kalojë pa parë hyrjen e Lautaros në zonë. Martinez nuk i shërben Lukakut por godet dhe Ederson arrin të presë.

57′ Lukaku merr vendin e Dzekos të dëmtuar (muskul) te Interi.

46′ Nis pa zëvendësime pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë, Interi tregohet ‘kockë e fortë’.

45′ Dy minuta shtesë.

35′ Momente frike për Manchester Cityn, me njeriun kryesor të skuadrës që vuan nga lodhja fizike. De Bruyne del nga loja, me Foden që futet në vend të tij.

27′ Haaland shkon në të majtë dhe godet fort nga një kënd i prirët, trajektorja e topit është qendrore dhe Onana bllokon.

26′ Rrezikon Ederson. Portieri brazilian humbet sërish topin, teksa Barella provon goditjen e parë nga larg. Topi përfundon jashtë.

20′ Brozovic godet keq. Një tjetër gabim në fazën e mbrojtjes për skuadrën e Guardiolës me Dimarcon që shkon me shpejtësi në zonë. Lautaro vepron si mur për kroatin, por përfundimi nuk është i rrezikshëm.

15′ Interi merr veten dhe sheh drejt portës së Ederson.

5′ Man. City i afrohet golit me Silvan.

1′ Nis ndeshja në Stamboll. Gjykon polaku Szymon Marciniak.

Pragndeshja/ Festa e tifozëve në pedonalen qëndrore të Stambollit dhe rrethinat e tij, në pritje për të parë finalen e Champions League mes Manchester City – Inter, është kthyer në një makth për ata që u është dashur të arrijnë në stadium. Zona periferike e kryeqytetit turk ku ndodhet stadiumi olimpik Ataturk është kthyer në një lëmsh ​​thuajse të pazgjidhshëm llamarine, me dhjetëra mbështetës dhe ‘të burgosur’ brenda taksive dhe mjeteve të tjera që po i transportonim.

Kjo edhe për shkak se shumë njerëz nuk ia vunë veshin rekomandimeve të UEFA-s, e cila kishte këshilluar mbërritjen e tifozëve në stadium deri në vijën e verdhë të metrosë. Për t’i komplikuar gjërat, një autobus me tifozë të Manchester City është dëmtuar dhe i ka shpërthyer motori kur ishte 3.5 kilometra larg Ataturkut, duke lënë njerëzit në këmbë.

Automjete të tjera, sërish me tifozë të skuadrës së Guardiolës, bënë xhiron e stadiumit disa herë pa dhënë asnjë shpjegim, pavarësisht grupit të madh të personelit që i udhëzonte sese ku duhet të shkonin. Me pak fjalë, të paktën tani për tani, organizimi turk i finales ka probleme edhe me ëifi-n në stadium, teksa nuk po ecën siç pritej për një event të këtij lloji, raporton Sportmediaset.

Manchester City ka udhëtuar mes problemeve për në stadiumin “Ataturk” në Stamboll. Trafiku ka qenë i rënduar në qytet, me ekipin anglez që ka mbërritur për finalen e Champions League me 30 minuta vonesë. Nëse gjithçka duhet të ishte sistemuar për në orën 19:00, skuadra angleze megjithëse e shoqëruar nga policia ka mbetur në trafikun e qytetit dhe është vonuar për në stadium. Rutina e xhiros në fushë apo përshëndetja me tifozët është bërë më shpejtë nga djemtë e Guardiolës. Tanimë skuadrat janë në stadium dhe gati për në orën 21:00.

Pak orë para fillimit të City – Inter, Gianni Infantino komentoi në llogarinë e tij në Instagram.

“Jemi këtu në Stamboll për t’u përgatitur për një ndeshje të madhe. Ndeshja sonte, finalja e Champions League. Gjithçka është gati dhe tifozët po ashtu si skuadrat. Do të jetë një ndeshje mes klubit më të mirë në botë dhe një klubi tjetër fantastik. Do të shohim si do të jetë rezultati, mund të them se zemra ime po rreh shumë, por nuk do të zbuloj këtu se për cilin ekip”, shkruan kreu i FIFA-s.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson; Akanji, Stones, Rúben Dias, Aké; Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish; Haaland.

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez.