MENU
klinika

Me viktimën ishin fqinj në Lezhë

Masakroi me thikë 34-vjeçarin në Itali, shqiptari ‘kyç gojën’ para hetuesve

02.06.2023 - 10:03

Autori i dyshuar për vrasjen e shqiptarit, Alfons Kola ka refuzuar të flasë në lidhje me krimit dhe ka ‘kyçur’ gojë para hetuesve.

Mediat italiane bëjnë me dije, se Petrit Gega ka qëndruar i heshtur gjatë momentit kur është pyetur nga policia, vetëm disa orë pas ngjarje.

Kujtojmë se 52-vjeçari Petrit Gega u arrestua pasi dyshimeve se ka plagosur për thikë bashkatdhetarin e tij, 33-vjeçarin Alfonso Kolën.

Mësohet se të dy shqiptarët kanë pasur njohje prej kohësh me njëri-tjetrin por mesa duket mes tyre ka pasur një hatërmbetje. Policia nuk ka përjashtuar mundësinë se miqtë e afërt mund të kenë dijeni për ta pasi të dy njiheshin që në Lezhë, pasi viktima ashtu edhe autori janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në zonën ku jetojnë janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës. Sipas banorëve familjet kanë patur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje, pasi ende nuk dihen motivet e plota.

Vrasësi i dyshuar u arrestua në banesën e tij. Ai jeton me gruan dhe fëmijët e tij. Autoritetet italiane e pikasën pasi u fiksua nga kamerat e sigurisë.