MENU
klinika

Kishte ardhur nga Australia për pushime

Mbytet pas mesnate 40-vjeçari në Ksamil

18.06.2023 - 11:04

Ardit Alikaj, 40-vjeç ka gjetur vdekjen pas mesnatës së djeshme në Sarandë teksa ka qenë duke peshkuar. Policia bën me dije se në momentin e ngjarjes ai mbante veshur rroba polumbari.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Ngjarja mësohet ka ndodhur rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil. Alikaj la qemë duke peshkuar me veshje polumbari në momentin kur dyshohet se i ka shpërthyer bombula e oksigjenit.

Trupi i tij është konstatuar nga shoku i tij i cili më pas ka njoftuar policinë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë