MENU
klinika

Presidenti i Bjellorusisë bisedon me kreun e Wagner-it

Media ruse: Prigozhin pranoi propozimin për të ndaluar lëvizjen në territorin rus

24.06.2023 - 20:56

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, zhvilloi bisedime me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë të cilave Prigozhin ra dakord t’i ndalojë trupat e tij të lëvizin drejt Moskës dhe “ta shtensionojë situatën”, raporton kanali rus i lajmeve Rossiya 24.

“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagnerit në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për uljen e tensioneve”, raporton Rossiya 24, duke cituar shërbimin për shtyp të Lukashenkos.

Sipas burimit të njëjtë, presidenti rus, Vladimir Putin, është dakorduar për këto bisedime./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN