MENU
klinika

E konfirmon Gatlier

Messi sezonin e ardhshëm do largohet nga Paris SG

01.06.2023 - 18:55

Lionel Messi sezonin e ardhshëm nuk do jetë më lojtar i Paris SG. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i klubit parisien Gatlier, i cili në prag të ndeshjes së fundit në kampionat kundër Klermontit, ka thënë se ishte nder dhe privilegj për të për të punuar me lojtarin më të mirë të historisë së futbollit.

Messit më 31 qershor i skadon kontrata me Paris SG, ndërsa së fundmi flitet gjithmonë e më shumë për një rikthim te Barcelona. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë me shumë mundësi, futbollisti i cili për pak dit do mbushë 36 vjeç, do kalojë në Arabinë Saudite ku Al-Hilal i ka ofruar 400 mln euro në sezon.