MENU
klinika

Vdekja e një personi në kampin e muxhahedinëve në Manzë

Ministri Çuçi: Nuk është prekur askush me dorë. Ai është një i moshuar…

20.06.2023 - 17:33

“Ndihem i keqardhur për këtë reagim të anëtarëve të kësaj organizate ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit. Ne nuk kemi pasur asnjëherë probleme qoftë me shtete fqinj, apo të tjera. Ne jemi një vend turistik, që po hapemi gjithmonë e më shumë. Gjithkush që aludon që ne mund të jemi shtrënguar për këto veprime nga vende të tjera, qoftë edhe nga Irani, është pretendim i pabazuar.

Kjo sepse nuk ka qenë qeveria shqiptare që ka hyrë në kamp, por Gjykata. E dyta është shumë i qartë qëndrimi jonë ndaj qeverisë së Iranit. E theksoj që veprimet që janë ushtruar ndaj policisë, janë të patolerueshme. Anëtarët e MEK janë në Shqipëri me angazhimin se nuk do të kryejnë asnjë protestë të çfarëdolloj dhe asnjë angazhim politik.

Ne i kemi plotësuar qëllimet tona në 3 mijë e ca ditë për ta. Unë i kam lënë një person përgjegjës nga Ministria e Brendshme si pikë kontakti për të lehtësuar çdo marrëdhënie me institucionet shqiptare dhe për të zgjedhur hallet e tyre, duke ditur statusin e tyre. Këto veprime janë të pajustifikuara dhe na vendosin në një pozitë të vështirë edhe ne si mikpritës, është një fyerje e kontratës tonë me ta. Personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj se vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë.

Por jam i bindur që ka pamje edhe gna vetë anëtarët e MEK brenda Kampit, nuk është prekur qoftë edhe një anëtarë me dorë nga policia. Do të presim ekspertizën mjeko-ligjore për këtë qëllim. Ai është një burrë i moshuar, rreth 76-79 vjeç. Vdekje brenda kampit ndodhin rëndom, pasi ai është një komunitet që e ka ndërtuar jetën aty. Unë jam i bindur sepse kemi pasur gjithë kujdesin e duhur me të gjithë anëtarët e kampit”, u shpreh Çuçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kontrollet dhe tensionet në Kampin e Muxhahedinëve Iranianë

Ministri Çuçi dhe Rrumbullaku konferencë për mediat