MENU
klinika

Dëshmia para hetuesve: E kam shoqëruar disa herë!

Misteri i vdekjes së Xhoi Aokos, shoqërohet një tjetër punonjës i kazinosë!

06.06.2023 - 12:03

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vdekjen e kenianes Xhoi Aoko, e cila u dhunua në Tiranë dhe pas qëndrimit në komë për disa muaj ajo humbi jetën.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala pak ditë më parë është marrë në pyetje një tjetër punonjës i kazinosë ku punonte vajza e re.

Mësohet se punonjësi i kazinosë ka pasur kontakte të vazhdueshme me 21 vjecaren nga Kenia, madje ne disa raste e ka shoqëruar te rene ne hotele, por diten kur ka ndodhur ngjarja ai ka qene ne pune.

Ndërkohë sipas autopsisë të autoriteteve keniene, që ia kanë përcjellë edhe Shqipërisë , Xhoi Aoko në momentin që është dërguar në spital ka qenë në koma të parikthyeshme. Ajo ka gjetur vdekjen si pasojë e hematomës subdurale që është grumbullimi i gjakut mes trurit dhe cipës mbështjellëse, ka dëmtim të indit trunor në të dyja hemisferat dhe si pasojë e dëmtimit të jashtëm të kokës me natyre traumatike.

“Ai deklaron se më 12.8.2022 ku Xhoi i gjet e dhunuar ka qenë në punë nga mesnata deri në 8 të mëngjesit dhe në datë 13 ka qenë në punë turn i trete.

Ai thotë se gjatë kohës që punonte, e ka shoqëruar vajzën disa herë vajzën në hostelet ku qëndronte. Sipas tij ajo udhëtonte me biçikletë dhe kohët e fundit kishte blerë një skuter.

I pyetur se çfarë marrëdhënie kishte pasur ai ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie pune dhe kolege.

Por më pas pretendon se e ka përcjellë disa herë me kërkesën e tij. Në një moment thotë ai unë kam, shkuar jo vetëm tek hosteli në Ali Dem, por edhe tek resorti ku u gjet e dhunuar. Një herë e kam shoqërizuar, më kujtohet që me kërkoi që të ngjitesha te dhoma e saj. Aty kemi qëndruar, kemi pirë cigare për 20 min dhe më pas unë jam larguar.

Ajo ishte një personazh shumë miqësore dhe nuk e kishte parë që të konsumonte lëndë narkotike. Pasi është gjetur e dhunuar unë kam dhënë gjak në spitalin e Traumës”, tha Klodiana Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Erdhi në Shqipëri për të punuar

Historia e vajzës nga Kenia që u vra brutalisht

Si e fshehën dhe manipuluan autoritetet ekzekutimin e Xhoi Akos

Klodiana Lala zbulon detaje tronditëse mbi vrasjen e 22-vjeçares keniane në Tiranë