MENU
klinika

Berisha bashkëbisedim në Facebook

“Një kryeministër që nuk dorëzon pushtetin rrëzohet me protesta”

10.06.2023 - 13:25

Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim live në rrjetin sociale Facebook me ndjekësit. Berisha thekoi se “me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me votë nuk ikën kurrë nga pushteti.”

Në fjalën e tij Berisha tha se një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet vetëm me protesta.

‘Një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta. Dhe unë i qëndroj këtij parimi.’- tha Berisha.

Berisha tha se nuk do të merret me Bashën, por me pengmarrësin e tij, Ramën.

“Problemet madhore të PD u bë nga shkelmimi i statutit. Kryetari i ri i PD do të zgjidhet përmes statutit Jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj statutin, i cili në të gjitha momentet kyçe jap pushtetin anëtarëve të PD-së. Kur them kryetar i PD-së humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë. Analiza e zgjedhjeve do të behën në përputhjeje me statutin e PD-së. Paralel me ridimensionimin e lirisë dhe zbatimit të ligjit, Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them që pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç se vullnetit të tij.”, u shpreh Berisha.

Mes të tjerash Berisha ftoi deputetët që duan të krijojnë fraksion që të ulen dhe të bisedojnë, ndërsa i mbylli ‘derën’ e bashkëpunimit Bashës dhe Alibeajt.

“Përveç Bashës dhe Alibravës, çdo demokrat është i mirëpritur. Deputetët të cilët duan të krijojnë fraksion janë të mirëpritur. Janë të mirëpritur, të ulemi të diskutojmë, debatojmë, si njerëz, si deputetë, me përgjegjshmëri të madhe për të ardhmen e PD.”, pohoi ai.

Berisha u ndal sërish tek zgjedhjet vendore, për të cilat thotë se ishin një farsë elektorale e shtoi se do të vijojë mbrojtjen e votës, pasi përndryshe legjitimojmë farsën elektorale.

‘Ajo që mund t’u them është se vazhdon përpjekja jonë për identifikimin e farsës elektorale të majit 2023 në çdo segment dhe qelizë të saj. Në një proces të cilin unë e konsideroj si mbrojtje të votës, dhe në të vërtetë në rast se ne nuk përmbushim këtë detyrim, de facto ne legjitimojmë farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e vendit. Ndaj po punojmë me intensitet çdo ditë për realizimin e këtij objektivi, sikundër do kalojmë në analizë të plotë të të gjithë problematikës që u konstatua gjatë zgjedhjeve nga PD dhe në PD.’- tha Berisha.