MENU
klinika

Tragjedia me 5 viktima

Nxirren mbetje kockore nga nëndetësja “Titan”, mendohet të jenë njerëzore

29.06.2023 - 22:46

Mbetje të supozuara se mund të jenë njerëzore janë nxjerrë bashkë me rrënojat e nëndetëses “Titan”.

Lajmi erdhi gati një javë pasi autoritetet njoftuan se kishin gjetur rrënojat e anijes, e cila u zhduk ndërsa po përpiqej të zbriste në rrënojat e Titanikut dy milje nën sipërfaqe.

Pas një përpjekjeje ndërkombëtare kërkimi dhe shpëtimi u konfirmua se pesë anëtarët e ekuipazhit në bordin e nëndetëses u vranë menjëherë në një shpërthim nga presioni i lartë atmosferik, sipas Rojes Bregdetare Amerikane javën e kaluar.

Sipas zyrtarëve, Roja Bregdetare do të transportojë provat e gjetura nga Atlantiku verior në një port të SHBA ku profesionistët mjekësorë do të kryejnë një analizë zyrtare të mbetjeve.

Copat e nëndetëses që po kërkoheshin prej ditësh nga autoritetet, u nxorrën nga anija Horizon Arcti të mërkurën. Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo u shpërtheu rreth 90 minuta në një zhytje për të parë mbetjet e anijes së famshme “Titanic”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë dihet deri më tani për nëndetësen e zhdukur!?

Në kërkim të rrënojave të Titanikut