MENU
klinika

Kosovë

Opozita: Kurti po përmbys raportet me SHBA

04.06.2023 - 18:28

Partitë e opozitës e shohin tejet shqetësuese mënyrën se si qeveria e Albin Kurtit po e trajton krizën më të fundit në veri të Kosovës, duke e akuzuar se po prish marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ferat Shala, deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës: Është shqetësuese situata kur i sheh kaq shumë prononcime kundër si asnjëherë më parë në 20 vjet e fundit, dhe e them se vërtetë duhet të jetë shqetësuese për gjithë nivelet politike e ekonomike dhe intelektuale të vendit. Alternativ tjetër Kosova nuk mund të ketë.

“Gjendjen në veri në këtë situatë e ka sjellë vetë kryeministri Kurti, duke mos u dakorduar me ShBA-në, ndërsa e pamë deklaratën shqetësuese të ambasadorit amerikan për sanksione tjera dhe po presim që gjatë javës kryeministri të vijë dhe të raportojë në Kuvend. Është kryeministri Kurti që po shikon t’i përmbys të gjitha raportet që i kemi krijuar e kultivuar me vite ShBA-të, sepse janë ata të cilët na kanë ndihmuar që Kosova sot të jetë shtet”.

Presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman Olaf Sholz pas takimit me presidentet te Kosovës, Vjosa Osmani dhe të Aleksandër Vuçiç kërkuan zgjedhje të reja në të katër komunat në veri të Kosovës dhe çtensionimit të situatës.

Kryeministri Albin Kurti nga ana e tij ka deklaruar se nuk mund të bëjë kompromis me republikën demokratike, dhe se ndërtesat komunale në tri komunat në veri – Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan janë asete të Republikës së Kosovës.