Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Veri, ku në një deklaratë për mediat nga Moldavi ku po mbahet takimet mes liderëve tha se Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe dhuna të marrë fund.
Sakaq theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç duhet të ndalojë së mbështetur bandat kriminale, vetëm kështu mund të dëshmojë se ai dëshiron paqe mes dy vendeve.
“Sfida vjen nga Serbia, një vend që ende duhet ta pranojë të kaluarën e tij. Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që të rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi i ekzistencës së Kosovës si shtet sovran nga ana e Serbisë. Presidenti Vuçiç duhet të ndalojë së mbështeturi bandat kriminale nëse ai vërtet dëshiron paqen”, tha ajo. “Ai ende nuk e ka treguar këtë.”
Kujtojmë se udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar për një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës, raporton media e huaj Returs.