MENU
klinika

Analiza

Pas digës, cila do të jetë “shënjestra e radhës” e Rusisë?

09.06.2023 - 10:52

Shpërthimi i digës Nova Kakhovka është më shqetësuese sesa mendon presidenti rus Vladimir Putin dhe gjeneralët e tij dhe mund të nxisë përshkallëzim të rrezikshëm.

Kjo ngjarje e çon luftën në një drejtim edhe më të rrezikshëm. Ndikimi ushtarak ka të ngjarë të jetë i përkohshëm.

Ben Barry, nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike, tha: “Mund të pengojë ushtarët të kalojnë lumin për disa javë”. “Vështirë të thuhet për sa kohë.

Por kur toka të thahet, Ukraina do të mund të kalojë një lumë siç bënte edhe përpara përmbytjes.”  Rusët kanë fajësuar ukrainasit për sulmin, por shumica e analistëve e kanë hedhur poshtë këtë pretendim. Ngjarja i ndihmon rusët duke zvogëluar gjatësinë e vijës së frontit, duke e lejuar të përqendrojë vëmendjen në lindje, por jo për shumë kohë.

Goditja ka pasoja edhe për rusët, duke përmbytur disa nga pozicionet mbrojtëse që ata kanë në bregun jugor. Një veprim joproporcional dhe irracional. Por ky mund të ketë qëllimi.

Kakhovka dam collapse before and after: satellite images reveal extent of  flood disaster in Ukraine | Ukraine | The Guardian

Putin e di se shpërthimi i digës e bën atë të duket më i rrezikshëm. Tani dilema është çfarë do të bëjë pas kësaj Rusia.

Kudo në Perëndim, vëmendja është tek tek termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia. Shpërthimi rrezikon furnizimin me ujë të sistemeve të saj ftohëse. Dhe Rusia mund të synojë të sabotojë centralin për të ndryshuar rrjedhën e luftës.

Por sërish çdo fatkeqësi në Zaporizhzhia kërcënon më së shumti Rusinë.

Erërat mbizotëruese do të kishin më shumë gjasa të përçonin rrezatimin në lindje përtej kufirit rus.

Ajo që mund të themi me siguri është se kjo luftë po shkon sërish në një drejtim më të paparashikueshëm dhe sa më gjatë të vazhdojë, aq më shumë ka gjasa të ndodhin goditje të tilla.