MENU
klinika

Audrey Hepburn

“Për flokë të bukura, lejoni fëmijët që…”

01.06.2023 - 19:04

Kur e pyetën për sekretin e bukurisë, Audrey Hepburn dha këtë intervistë, teksti i së cilës u lexua dhe gjatë funeralit të saj:

“Për buzë atraktive, flisni me mirësi.

Për sy të bukur, gjeni atë që është e mirë te njerëzit.

Për një linjë të mirë, ndani ushqimin me të varfërit.

Për flokë të bukura, lejoni fëmijët që me gishtat e tyre ti përshkojnë së paku një herë në ditë.

Për qëndrim të mirë, ecni me mendimin se kurrë nuk jeni vetëm.

Njerëzve, më shumë se gjërave, u duhet rinovim, rigjallërim, verifikim, gjykim dhe mbani mend: Kurrë mos e refuzoni askënd.

Mbani mend se po patët nevojë për ndihmë, do e gjeni në skajet e secilës dorë. Duke u rritur, do të zbuloni se keni dy duar: njërën për të ndihmuar veten, kurse tjetrën për të ndihmuar të tjerët.

Bukuria e gruas nuk qëndron në rrobat që ajo mban veshur, figurën e saj apo modelin e flokëve.

Bukuria e saj qëndron tek sytë, sepse ata janë dera e zemrës së saj, vendi ku dashuria buron dhe pushon.”