MENU
klinika

E konfirmon producenti

Përfundon ‘Klanifornia’: Ky ishte sezoni i fundit

07.06.2023 - 09:10

Programi i humorit në Tv Klan, “Klanifornia”, përfundoi rrugëtimin e tij.

I pyetur nga Anabel Media mbi vërtetësinë e disa aludimeve nëpër portale – ku thuhej se në shtator “Klanifornia” nuk do të transmetohej më në Tv Klan – producenti Turjan Hyska konfirmoi duke thënë:

“Po. Sezoni i fundit është ky.”

“Klanifornia”, i cili u moderua nga Marina Vjollca, nisi si program në tetor të vitit 2019 dhe vazhdoi për gjashtë sezone rresht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Këtë herë nuk do ta prezantoj vetëm"

Marina Vjollca nis sezonin e ri në “Klanifornia”