MENU
klinika

"SPAK nuk është në dorën e PS"

Petro Koçi për arrestimin e Dakos: Kush është përfshirë në korrupsion, të ndëshkohet!

06.06.2023 - 21:48

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie.

Ai tha se me arrestimin e Dakos bie pretendmi i opozitës se “SPAK-u është në duart e PS-së”, ndërsa shtoi se Dako nuk ka asnjë rol në pushtet apo detyra politike.

Mes të tjerave Koçi u shpreh në një intervistë për “News 24” se nëse dikush ka kryer akte që kanë pasur mbrapa korrupsion, duhet të ketë ndëshkim dhe se SPAK-u nuk duhet të druhet nëse dikush ka qenë kryetar Bashkie apo rol tjetër për të vijuar hetimet.

“Rrëzohet totalisht ajo që thonë se SPAK është në dorën e PS. Ka shumë persona nga PS që janë vendosur nën hetime dhe nuk ka pasur zhvillime me rëndësi nga opozita, për të cilën ka shumë akuza publike. Dako nuk është në pushtet, nuk ka asnjë detyrë politike.

Nëse Dako është i deleguar dhe ka ndikim në Durrës, atë e cakton PS, nuk e cakton media. Meqë ka pasur akuza shpesh herë ndaj tij publikisht, përdoret në fushatë kjo fabulë e opozitës. Këto janë pa sens.

Në rastin konkret nëse ekspertiza teknike që ka sjellë firmosje e kateve shtesë është imponuar nga lart përgjegjësia morale është më e madhe. Pjesa penale është çështjes tjetër. Me sa dëgjova bëhej fjalë për legalizim të asaj që ishte bërë.

Vangjush Dako nuk është Sali Berisha. Ku krahasohen dot përgjegjësitë politike të tyre. Në peshoren e personit nuk krahasohen dot, as për non-gratën. Flas si peshë politike. Peshk i madh është Berisha dhe Meta. Peshq të mëdhenj ka plot. Nuk e di kush e ka quajtur cironkë. Për mua çdo akt që ka mbrapa korrupsion duhet ndëshkuar, pavarësisht se kush e bën. Për mua SPAK nuk ka pse druhet se iksi ka qenë kryeministër apo kryetar bashkie.

Zgjedhjet korrën atë që ishte mbjellë për të dyja palët. Pa diskutim që PS është e fortë dhe ka dëshmuar se ka dhënë efekt në qeverisjen vendore”, u shpreh deputeti Koçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Minjtë e bashkisë ka një javë që e dinë për Vangjush Dakon“

Salianji përshëndet SPAK, Paloka e quan “arrestim me regji”

“Jam shumë i shqetësuar për atë që do të ndodhë nesër”

Paralajmëron ish-ministri: Pritet një vjeshtë e vështirë, opozita duhet të…