Një ngjarje e rëndë i ndodhi këngëtares shqiptare Bebe Rexha gjatë koncertit të saj. Asaj iu desh të dilte me urgjencë nga skena për të marrë trajtim mjekësor pasi një telefon iu hodh në kokë gjatë turneut.
Teksa po ecte në drejtim të turmës, duke bërë shenjën e shqiponjës me duar, Bebe u godit në fytyrë nga një telefon.
Momenti u kap në video, ku shihet Bebe duke rënë në gjunjë ndërsa anëtarët e ekipit nxituan për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. Asaj iu desh të largohej nga skena për të marrë ndihmën mjekësore, duke bërë që koncerti të mbaronte më shpejt sesa ishte planifikuar.
“Pop Base” shkroi në “Twitter” për incidentin, duke treguar se mamaja e këngëtares zbuloi se Bebes i duhej të bënte tre qepje për shkak të lëndimeve që ajo mori.
Fansat shprehën zhgënjimin dhe shqetësimin e tyre, duke i ofruar ngushëllime këngëtares për atë që ndodhi.
Absolutely great show ruined by a fan throwing their phone at @BebeRexha hopefully she is ok after that pic.twitter.com/4eBScgurv5
— Alex Chavez (@captiv_8_) June 19, 2023