30.06.2023 - 17:28
“Polonia dëshiron të mbajë armë bërthamore në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”- kështu është shprehur kryeministri polak Mateusz Morawiecki, citojnë agjencitë shtetërore ruse.
Agjencitë e lajmeve TASS dhe RIA thonë se polakët janë të prirur për të pritur armët në përgjigje të vendosjes së armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.
Presidenti bjellorus, Lukashenko tha se vendi i tij kishte filluar të merrte armët taktike bërthamore ruse në qershor – me rreth tre herë më të fuqishme se bombat që SHBA hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945, pretendoi ai.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë duhet të ndreqin amerikanët?
A mundet SHBA-ja ta udhëheqë ende botën?
"Provokimi" ose zgjerimi në NATO
Bill Clinton: Si e “udhëhoqa” Rusinë…
“Nuk do të kesh kurrë sukses”