Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, vlerëson se për të qetësuar situatën në Kosovë është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje të reja në veri dhe të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Milatoviç, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.
“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë” ka theksuar Milatoviç.
“Për të përmirësuar situatën, duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës dhe Kosova duhet të themelojë Asociacionin”, ka shtuar ai.
I pyetur se çfarë duhet të bëhet fillimisht, ai është përgjigjur se fillimisht zgjedhjet duhet të mbahen në veri të Kosovës.
I pyetur nëse serbët do të marrin pjesë në to, Milatoviç deklaroi se veriu duhet të shkojnë në zgjedhje. “Duhet, sepse duhen dy për tango”, theksoi ai.