MENU
klinika

Vuçiç kërcënohet me varje

Protesta masive në Beograd për masakrat në 2 shkolla

03.06.2023 - 21:29

Qytetarët kanë dhënë një mesazh për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë protestës në Beograd për 2 masakrat e ndodhura muajin e fundit që sollën vdekjen e 19 personave. Ata kishin marrë një kukull të ngjashme me presidentin serb dhe e kishin varur.

Përveç kërcënimit, kjo konsiderohet vepër penale që sjell dënimin me disa vite burg. Kjo është protesta e pestë e opozitës që ka pasur moton ‘Serbia kundër dhunës’.

Protesta properëndimore po mbahet rreth një muaj pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar. Atje mbetën 8 të vrarë dhe 13 të plagosur për shkak të sulmit nga autori 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe.

Masakra ndodhi më 5 maj pas një debati në oborrin e shkollës, ku më pas 21 vjecari Uros Blazic ka shkuar në shtëpi për të marrë armën. Në fillim ka qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Dubona, rreth 60 kilometra në juglindje të Beogradit. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes, dhe vijoi sulmin me armë në fshatrat Mali Orasje dhe Sepsin.

Më parë një tjetër masakër u shënua në një shkollë në Beograd ku një 13 vjeçar vrau 8 shokë të klasës dhe rojën e shkollës ndërsa plagosi disa të tjerë. 13-vjeçari i identifikuar si Kosta.K ishte autor i ekzekutimit të shokëve të klasës një shkollë fillore “Vladislav Ribnikar”. Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.