MENU
klinika

Analiza

Pse po rrezikon NATO të futet në luftë tani?

10.06.2023 - 09:30

Në rast se nga samiti i NATO-s në Vilnius, i planifikuar për në 11 dhe 12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, vendet anëtare të Aleancës Atlantike, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të japin garanci të vërteta sigurie për Ukrainën, atëherë disa prej tyre mund të të jenë të gatshëm të vendosin trupat e tyre përkatëse në territorin ukrainas në mbështetje të Kievit.Kjo është hipoteza e ngritur nga ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmussen, i njëjti që shërbeu si këshilltar zyrtar i Volodymyr Zelensky për hyrjen e kombit të sulmuar nga Rusia në arkitekturën evropiane të sigurisë. Siç raportohet nga “The Guardian”, Rasmussen bëri të ditur gjithashtu se, edhe nëse një grup shtetesh do të vendosin garancitë e duhura të sigurisë në tryezën e Ukrainës, aktorët e tjerë nuk do të lejonin që çështja e hyrjes së Kievit në NATO të mbetetjashtë agjendës së Vilniusit. Deklaratat e tij erdhën në një moment shumë delikat, pikërisht kur kreu aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, po shpjegonte se çështja e garancive të sigurisë së lartpërmendur do të ishte në axhendën e samitit. Megjithatë, Stoltenberg shtoi se, sipas nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, NATO ofron garanci të plota të sigurisë vetëm për anëtarët me të drejta të plota të Organizatës.

Nato faces an all-out fight with Putin. It must stop pulling its punches | Simon Tisdall | The Guardian

Vendosja e trupave

Në një skenar të tillë, ambasadorja e SHBA në NATO, Julianne Smith tha se një sërë opsionesh po merreshin në konsideratë “për të sinjalizuar se Ukraina po bën përparim në marrëdhëniet e saj me NATO-n”. Megjithatë, kjo mund të mos mjaftojë për të mbrojtur Kievin nga tensionet e mundshme në të ardhmen. Dhe pikërisht për këtë arsye Rasmussen ngriti hipotezën e vendosjes së trupave të disa vendeve të NATO-s të dislokuara në territorin ukrainas. “Ekziston një mundësi që disa vende mund të veprojnë individualisht”, tha ai. Për shembull, në qendër të vëmendjes është Polonia, e cila ka mbështeturqeverinë e Zelensky që nga shpërthimi i konfliktit, si dhe në shtetet baltike. “Nuk do të përjashtoja mundësinë që ajo të angazhohet edhe më shumë dhe të ndiqet nga shtetet baltike, ndoshta duke përfshirë mundësinë e vendosjes ë trupave në terren”, theksoi Rasmussen. “Polakët mendojnë se për një kohë të gjatë Evropa Perëndimore nuk i ka dëgjuar paralajmërimet e tyre kundër mentalitetit të vërtetë rus”, përfundoi ai. Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka njoftuar se ka pasur një telefonatë me Stoltenberg, në kuadër të samitit të ardhshëm të NATO-s në korrik. “Aleatët duhet të ndërmarrin një hap vendimtar drejt pranimit të Ukrainës. Ne nuk po kërkojmë trupa të NATO-s në terren për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ne po kërkojmë garanci për të shmangur luftërat e ardhshme”, shkroi Kuleba në Twitter pas telefonatës. Vetë ministri ukrainas shpjegoi në një intervistë televizive se vendet e NATO-s nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë deri në përfundimin e luftës.

ANALYSIS - NATO's impasse in the Ukraine-Russia War

Anëtarësimi i Ukrainës

Rasmussen tha se do të ishte plotësisht e ligjshme që Ukraina të kërkonte një ndihmë të tillë ushtarake dhe sugjerimi i tij duket si një paralajmërim për anëtarët e Aleancës Atlantike. Mesazhi indirekt është se, pa ofruar garanci të vlefshme sigurie në Kiev ose një rrugë drejt hyrjes në NATO, atëherë uniteti i organizatës është në rrezik të madh. Sipas Rasmussen, është thelbësore që Ukraina të marrë garanci të shkruara sigurie, mundësisht përpara samitit, por jashtë kornizës së NATO-s, lidhur me shkëmbimin e inteligjencës, trajnimin e përbashkët, rritjen e prodhimit të municioneve, ndërveprueshmërinë e NATO-s dhe furnizimin me armë të mjaftueshme për të penguar Rusinë nga sulmet e mëtejshme. Në çdo rast, disa aleatë të NATO-s mund ta mbështesin këtë ide, për të shmangur diskutimin lidhur me anëtarësimin e Ukrainës. “Nuk mendoj se kjo është e mundur. Mendoj se çështja e NATO-s do të diskutohet në samitin e Vilniusit. Kam folur me disa liderë të Europës Lindore dhe ka një grup aleatesh të Europës Qendrore dhe Lindore që duan qartësi, lidhur me çështjen e anëtarësimit të vendit në NATO”, paralajmëroi Rasmussen. Mesazhi i tij është i qartë: është e pamundur të humbet më kohë.