06.06.2023 - 18:44
Detaje të reja janë mësuar lidhur me lëshimin e “urdhër arrestit” ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Mësohet se prangosja e tij është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, në shtëpinë e tij në qendër të Durrësit.
Paraprakisht dyshohet se si Dako, ashtu edhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Durrësit, akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre për çështjen e rindërtimit pas tërmetit.