MENU
klinika

Detaje nga arrestimi i ish-kryebashkiakut

Ra në ‘rrjetën’ e SPAK, oficerët shkuan mbrëmë në banesë Vangjush Dakos

06.06.2023 - 18:44

Detaje të reja janë mësuar lidhur me lëshimin e “urdhër arrestit” ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Mësohet se prangosja e tij është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, në shtëpinë e tij në qendër të Durrësit.

Paraprakisht dyshohet se si Dako, ashtu edhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Durrësit, akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre për çështjen e rindërtimit pas tërmetit.