MENU
klinika

Kulmi i debateve për draftin e Asociacionit

Rama e Kurti takohen në Gjakovë, zbardhet axhenda e takimit

10.06.2023 - 17:33

Qeveria e Shqipërisë do të zhvillojë më 14 qershor, një takim me atë të Kosovës. E mërkura do të bëjë bashkë dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurtin, të cilët kohët e fundit kanë ndryshime në marrëdhëniet e tyre pasi kreu i qeverisë shqiptare i dërgoi Francës dhe Gjermanisë një draft të përgatitur nga vetë ai për për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës. Kryeministri Rama në një konferencë për mediat tha se për përmbajtjen e dokumentit konfidencial nuk është konsultuar me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ende zyrtarisht me atë të Albin Kurtit, por vetëm nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Kësaj here, Gjakova është përzgjedhur si qyteti mikpritës në një prej datave që shënjojnë historinë e kësaj treve, e ku çdo 14 Qershor nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

AXHENDA E TAKIMEVE: 

10.00- Takimet zyrtare nisin në orën 11:00 me mbërritjen e delegacionit të qeverisë shqiptare dhe më pas Kryeministrit Rama.

11.30- Pas himneve të dy shteteve në orën 11:30 do të nisë edhe hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, me logon “Të përbashkuar në Gjakovë”, ku pritet të nënshkruhet edhe disa marrëveshje ndërqeveritare.

Më pas pritet që të dy kryeministrat të dalin në një konferencë për mediat.

14.00- Gjatë qëndrimit në Gjakovë në orën 14:00 përfaqësues të dy qeverive do të zhvillojnë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve, e më pas do jenë pjesë e një dreke të shtruar nga Kryeministri Kurti.

16:00 – Takimi me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has)