MENU
klinika

Analiza

Rusia gati për revolucion, Kremlini në “shënjestër”

01.06.2023 - 14:00

Tani që lufta është futur brenda Rusisë, problemet për Kremlinin dhe Vladimir Putin, vetëm vijnë e shtohen.

Partizanët rusë, ose disidentët që sulmuan forcat e Kremlinit, së fundmi pushtuan rajonin kufitar rus të Belgorodit nga Ukraina, kanë “mijëra” kandidatë që presin të bashkohen me radhët e tyre dhe do të vazhdojnë të sulmojnë kufijtë e Rusisë derisa forcat e tyre të jenë mjaft të mëdha dhe të forta për të goditur Moskën.

Kështu ka paralajmëruar komandanti i këtij grupi, i cili përdor emrin e koduar “Çezar”.

“Ne kemi automjete të blinduara, Stingers, sisteme portative antitank dhe një njësi shumë efektive të dronit të zbulimit”, tha ai.

Njësia e Çezarit, thotë ai, ka forcën e një batalioni, por planifikon të zgjerohet ndërsa gjithnjë e më shumë rusë bëhen të vetëdijshëm se është e mundur të luftohet presidenti Vladimir Putin, madje edhe të mposhtet.

Çezar thekson se të gjithë anëtarët e grupit janë shtetas rusë, por pranon se ata shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës.

War in Ukraine: Russian partisans triumph on return from Belgorod incursion

“Ne nuk jemi një grup kriminal apo një kompani private ushtarake si Wagner,” tha ai. “Ne po luftojmë brenda strukturës së forcave ukrainase. Qëllimi dhe detyra jonë kryesore është mbrojtja e Ukrainës dhe de-okupimi i territoreve të saj.

Pas kësaj, ne do të shkojmë dhe do të çlirojmë shtëpinë tonë.”

Sipas tij, grupi përbëhet nga anarkistë, të majtë dhe nacionalistë, njerëz që kishin pak interes për politikën deri në pushtimin rus.

Nacionalistët rusë në radhët e forcave që luftonin në anën e Kievit ishin surprizë për shumë ekspertë.

Në radhët e tyre ka edhe ish-anëtarë të shërbimeve ruse të sigurisë, dhe që të gjithë këta partizanë besojnë se Rusia është gati për një revolucion, që i nevojitet.