MENU
klinika

Kush është e dashura 20-vjet më e re e aktorit!?

Sean Penn puth në publik partneren e tij në Itali

10.06.2023 - 11:17

Dy vite pas divorcit me Leila George, ylli i ekranit të madh, Sean Penn gjeti sërish dashurinë, këtë herë me kolegen e tij ukrainase, Olga Korotiyeva.

Romancën e kanë “konfirmuar” dy aktorët, përmes fotove të publikuara të çiftit në momente delikate në Itali.

Penn dhe Korotiyeva shkëmbejnë puthje dhe përqafime ndërsa ecin në një rrugë kryesore në Romë.

Aktori 62-vjeçar duket se nuk i intereson kamera e paparacëve, e cila e regjistron duke qëndruar pranë Olga Korotaeva, e cila është 20 vjet më e re se ai.

Kjo nuk është hera e parë që kamerat i kapin ato së bashku. Së fundmi ata kanë darkuar në një restorant të njohur në Malibu dhe paparacët i kanë parë duke u larguar nga zona me një makinë të zezë të drejtuar nga Sean.

Nuk dihet se si u afruan të dy. Megjithatë, shtypi ndërkombëtar spekulon se takimi i tyre ishte rezultat i mbështetjes së zjarrtë të yllit të Hollivudit për Ukrainën, pas fillimit të pushtimit rus.

Olga Korotiyeva ka lindur më 3 prill 1980, ajo është 43 vjeç dhe u bë më e njohur në fushën artistike, me pjesëmarrjen e saj në filmat Déflagrations (2021), Quartier des Banques (2017) dhe Le bonheur (2013).