MENU
klinika

Çfarë na tregon studimi

Sekreti për të jetuar gjatë mund të varet nga zorrët tona

06.06.2023 - 08:50

Sekreti për të jetuar deri në 100 mund të varet nga zorrët tona, ka pohuar një studim i ri.

Studiuesit nga Universiteti i Kopenhagës studiuan 176 njëqindvjeçarë nga Japonia dhe zbuluan se ata kishin një kombinim “unik” të baktereve të zorrëve.

Dr Joachim Johansen tha: Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se bakteret e zorrëve të qytetarëve të vjetër japonezë prodhojnë molekula krejt të reja që i bëjnë ato rezistente ndaj mikroorganizmave patogjenë, nxitës të sëmundjeve.

Zorrët e tyre mbrohen më mirë nga infeksioni dhe kjo është ndoshta një nga gjërat që i bëjnë ata të jetojnë më gjatë se të tjerët.

Viruset specifike në zorrët mund të kenë një efekt të dobishëm në florën e zorrëve dhe në shëndetin tonë, zbulon studimi.

Njëqindvjeçarët japonezë gjithashtu kishin një shumëllojshmëri të madhe të baktereve dhe viruseve bakteriale në zorrët e tyre.

“Diversiteti i lartë mikrobik zakonisht lidhet me një mikrobiomë të shëndetshme të zorrëve”, tha profesori i asociuar Simon Rasmussen.

Ne mendojmë që njerëzit me një mikrobiomë të shëndetshme të zorrëve janë më të mbrojtur kundër sëmundjeve të lidhura me plaken.

Çelësi për t’i bërë njerëzit të jetojnë më gjatë, është të zbulohet e si kjo shumëllojshmëri bakteriale mund të përsëritet për të luftuar sëmundjet e zakonshme.

Duke përdorur një algoritëm të krijuar posaçërisht, studiuesit arritën të hartonin bakteret e zorrëve dhe viruset bakteriale.

Prof Rasmussen shtoi: Bakteret e zorrëve janë një pjesë e natyrshme e trupit të njeriut dhe e mjedisit tonë natyror. Gjëja e çmendur është se ne në fakt mund të ndryshojmë përbërjen e baktereve të zorrëve. Ne nuk mund t’i ndryshojmë gjenet, të paktën jo për një kohë të gjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Amazing Grace" feston ditëlindjen

112-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë