MENU
klinika

Arabia Saudite 'toka e premtuar'

Sergio Ramos bashkohet me Ronaldo-n dhe Benzema-në

09.06.2023 - 21:27

Sergio Ramos mund të ndjekë hapat e Karim Benzema-së dhe Cristiano Ronaldo-s dhe të zhvendoset në Arabinë Saudite, ndërsa Al-Ahli përgatit një ofertë prej 20 milionë dollarësh në sezon për të.

Sipas Mundo Deportivo , Al-Ahli dëshiron ta marrë mbrojtësin në ekip dhe po përgatit një ofertë prej 20 milion dollarësh. Shuma e përmendur është shumë larg asaj që fitojnë Ronaldo dhe Benzema me Al-Nassr dhe Al-Ittihad.

Më herët në shkurt, Marca raportoi se Al-Nassr po përpiqej të siguronte Ramos për ta ribashkuar atë me Ronaldon. Thashethemet e merkatos u shuan pasi mbrojtësi ishte ende një lojtar i PSG-së dhe ishte ende duke ndjekur ëndrrën e tij për Ligën e Kampionëve. Tanimë që ai është i lirë, kalimi në Arabinë Saudite nuk do jetë një problem.