MENU
klinika

“Budalla i ligë”

Shefja e SHISH, a ka qenë në Beograd? Rama mohon lajmin, sulmon Berishën

01.06.2023 - 22:03

– Kryeministri Edi Rama ka mohuar praninë apo udhëtimin e Shefes së Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni në Beograd. Pas lajmit që u dha nga kreu i Partisë Demokratike, Sali berisha, Rama tha sot në emisionin “Opinion” se e gjitha është një gënjeshtër, pasi udhëtimi nuk ka ndodhur.

“Hedh një budalla një gur në lumë, edhe 100 të mençur nuk e zbulojnë dot. Në këtë rast budallai është dhe i ligë dhe hedh një gur sepse do të përfitojë nga kjo situataë sipas mendjes së tij të rrjedhur. Dhe në emisionin më të rëndësishëm të javës më bëhet pyetje mua. Natyrisht që nuk ka qenë, sepse kjo është gjë lehtësisht e verifikueshme, mjaftonte të ngrinit telefonoin dhe të pyesnit. Nuk ka nevojë të tirret dhe të bëhet legjendë. Mjafton që të ngrinit telefonin dhe të bënit pyetje për të marrë edhe një përgjigje,”-tha Rama.