MENU
klinika

Nuk dihen motivet

Sherr në Tiranë, tre persona përfundojnë në spital, mes tyre dhe një grua shtatzënë

10.06.2023 - 21:12

Një tjetër sherr është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku për pasojë tre persona kanë përfunduar në spital.

Bëhet me dije se, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy shtetas të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e një prej shtetasve (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy shtetas të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e një prej shtetasve (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.