Nikoll Sherrniku shkoi në Gjermani në vitin 2020 për të punuar në një servis makinash në pronësi të shqiptarit nga Kosova, Gazmend Jakupi. Atje do të punonte bashkë me disa miq të tij, të cilët kishin shkuar më herët për të punuar atje. Megjithatë kohëzgjatja e qëndrimit të tij në Gjermani ishte vetëm vetëm 10 ditë, provuar kjo nga letërporositë nisura shtetit gjerman dhe verifikimeve të sistemit TIMS.
Megjithatë duket se ishte “fitimprurëse” për të. Për 10 ditë në Gjermani, 28-vjeçari ka arritur që të marrë targat e 3 automjeteve gjermane, që i kishte “gjendje” në servisin e Gazmend Jakupit. Më pas, pasi kishte kryer detyrën e tij, vendosi se ishte koha që të kthehej në Shqipëri.
Ka qenë vetë Sherrniku, ai i cili i ka thënë mikut të tij se targat do t’ia dorëzonte në Shqipëri Ervis Martinajt, me të cilin kishte lidhje të ngushtë miqësore. Grabitja e targave u bë në vitin 2020, por vetëm një prej tyre është përdorur në atentatin e 12 marsit në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko. Nuk dihet ende nëse dy targat e tjera që ai solli nga Gjermania janë përdorur, apo janë fshehur për ngjarje që pritet të ndodhin në vend. Megjithatë pavarësisht dëshmive, vetë Sherrniku nuk ka pranuar asgjë, duke pretenduar se ai ka qenë i burgosur në momentin që ka ndodhur atentati, ndaj edhe ka ka si të ketë lidhje me të.