MENU
klinika

66 vjeç

Shpërndante drogë afër shkollave, arrestohet shqiptarja në Greqi

08.06.2023 - 09:17

Një 66-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për trafikim droge.

Shqiptar është arrestuar me akuzën për trafikim droge dhe se lëndën narkotike e shiste pranë shkollave në Kato Patisia.

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptares i janë gjetur 57 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 1088 gram.

Njëkohësisht janë gjetur dhe konfiskuar katër peshore elektronike precize, 227 pako të përshtatshme për futjen e lëndëve narkotike në shitje, shuma prej 3830 euro dhe një kartëmonedhë e falsifikuar 50 euro.