MENU
klinika

Humbin jetën 5 punonjës

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi

10.06.2023 - 13:12

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë municionesh në Ankara të Turqisë. Autoritetet atje raportojnë për 5 viktima deri më tani. Mediat shkruajnë se ngjarja ndodhi në një nga dhomat e fabrikës. Menjëherë shkuan zjarrfikësit dhe kanë bërë fikjen e zjarrit që ka qenë shumë i madh.

Sipas autoriteteve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e një reaksioni kimik, megjithatë kjo pritet të sqarohet në vijim. Fabrika në fjalë përpunonte materiale shpërthimi dhe raketash.

Dyshohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë prodhimit të dinamitit. Si pasojë e shpërthimit u shemb dhoma në fjalë dhe 5 punonjësit që gjendeshin brenda humbën jetën.

Shpërthimi i fuqishëm është ndjerë goxha në Ankara. Autoritetet pasi fikën zjarrin po punojnë për të hequr mbetjet dhe për të kërkuar nëse nga ngjarja ka viktima të tjerë.