MENU
klinika

Mësojeni!

Si mund t’a përdorni glicerinën për të mbajtur fytyrën të pastër?

08.06.2023 - 09:13

Sot do të ndajmë disa mënyra të mahnitshme për të përdorur glicerinë për kujdesin e lëkurës që do ta bëjë atë të pastër dhe të butë.

Glicerina është një nga hidratuesit më të mirë për lëkurën dhe në të njëjtën kohë një  pastrues i thellë  për poret. Pjesa më e mirë e glicerinës është se ajo është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës

Glicerinë si hidratues

Në një tas hidhni  1 lugë çaji  glicerinë

Shtoni vajin e 1 kapsule vitamine E

Shto 1/4 lugë çaji me lëng limoni (Nëse e përdorni për fytyrën shtoni vetëm 2-3 pika lëng limoni)

Përziejeni mirë dhe hidratuesi juaj është gati

Aplikojeni  në të gjithë trupin dhe masazhoni derisa kjo të absorbohet nga lëkura brenda natës dhe e  lani të nesërmen në mëngjes.

Glicerina si locion për fytyrën dhe trupin

Në një tas hidhni 1 lugë çaji të glicerinë

Shto 1 lugë caji qumësht të papërpunuar

Shto një majë luge shafran të Indisë

Shtoni gjysmë lugë çaji mjaltë

Përziejeni mirë dhe locion juaj është gati

Aplikoni këtë locion në të gjithë trupin 1 orë para banjës

Pas larjes  lëkura do të  jetë më e pastër dhe e butë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN