MENU
klinika

Analiza

Si NATO po i “tregon dhëmbët” Putinit në oborrin rus

07.06.2023 - 15:16

Deti Baltik është gati të bëhet një “liqen” i NATO-s. Kështu shkruanin mediat e huaja teksa flitej për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës, hap që nuk i ka pëlqyer fare presidentit rus Vladimir Putin.

Ai e kuptoi, ndoshta me vonesë, se nuk mund të bënte asgjë për të ndaluar dy vendet nordike të bashkoheshin me NATO-n por mesa duket ka vendosur të bëjë gjithçka për të rivalizuar aleancën në Detin Baltik. 40 anije, 25 avionë dhe më shumë se 3500 njerëz: këto janë forcat që Rusia ka dërguar në ujërat e Detit Baltik, pranë enklavës së Kaliningradit.

Shërbimi për shtyp i Flotës Ruse ka njoftuar se marina do të kryejë një sërë stërvitjesh deri më 15 qershor.

Tensioni në ujërat veriore mbetet shumë i lartë, kjo edhe për shkak të stërvitjeve paraleleNATO-s aty.

Rusia “dhëmbë për dhëmbë” me NATO-n në

Stërvitjet “Baltops” të udhëhequra nga SHBA përfshijnë 50 anije dhe 45 avionë me 6500 ushtarë nga 19 vende të NATO-s dhe Suedia.

Manovrat “Baltops” do të përfshijnë operacione amfibe, gjuajtje artilerie, operacione anti-nëndetëse, çminim nënujor, operacione të mbrojtjes ajrore dhe ushtrime të mjeteve sipërfaqësore dhe nënujore të pilotuara nga distanca.

Po ashtu në Detin Baltik, po zhvillohen gjithashtu operacionet detare të EMSA, Agjencia Evropiane e Sigurisë Detare. Operacionet e flotës ruse në Balltik përfaqësojnë një mesazh për NATO-n dhe për të gjitha vendet që kufizojnë atë zonë detare.

Ky det vitin e fundit është bërë gjithnjë e më shumë “oborri” i skuadrës së Atlantikut me hyrjen në Aleancën e Finlandës dhe presionin e Suedisë për t’u bashkuar me të.

Moska dëshiron të tregojë siguri dhe vigjilencë kudo, ndaj flota ruse ka nisur stërvitje të tjera në Paqësor.