MENU
klinika

“Askush nuk të do kur je plot sekrete”

Sia është diagnostikuar me një çrregullim neurobiologjik

01.06.2023 - 10:31

Këngëtarja e njohur Sia ka folur si asnjëhrë më parë për veten e saj gjatë një episodi të podcast-it amerikan të Rob Cesternino, “Rob Has a Podcast” ku zbuloi se ajo është diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit dhe se ky lajm i ka dhënë asaj një ndjenjë çlirimi, një kuptim të pjesëve më të fshehura të vetes.

“Për 45 vjet jam ndjerë sikur duhet të vesh një kostum “njerëzor” dhe një maskë. Vetëm në dy vitet e fundit jam ndjerë plotësisht vetvetja. Askush nuk mund të të njohë apo të të dojë kur je plot sekrete dhe jeton me turp”.

“Vetëm kur më në fund ulemi në një dhomë plot me të huaj dhe u tregojmë atyre sekretet tona më të thella, më të errëta, më të turpshme, dhe ata të gjithë qeshin me ne, dhe ne nuk ndihemi si copa plehrash për herë të parë në jetën tonë. A ndihemi skur shikohemi për atë që jemi në të vërtetë , mund të fillojmë të dalim në botë dhe thjesht të veprojmë si qenie njerëzore me zemër dhe të pretendojmë se nuk jemi asgjë.”

Këngëtarja Sia shpjegon gjithashtu se duke ditur se është në spektrin e autizmit, e ka lejuar që në dy vitet e fundit të jetë 100% vetvetja dhe të heqe dorë nga maska që u detyrua të mbante. Megjithëse autizmi zakonisht zbulohet gjatë viteve të hershme të fëmijërisë, natyra e neurodivergjencës lë hapësirë ​​për diagnoza të mëvonshme, si rasti i këngëtares.

Lajmi vjen dy vjet pasi ajo u kritikua për portretizimin e autizmit në filmin e saj “Music” të vitit 2021, të cilin ajo e shkroi, drejtoi dhe prodhoi. Filmi ngjalli reagime pasi Maddie Ziegler u zgjodh si adoleshente në spektrin e autizmit, në vend që roli t’i shkonte një aktori me autizëm. Sia adresoi kritikat në Tëitter, duke shkruar se ajo “në të vërtetë u përpoq të punonte me … një vajzë të re të bukur jo verbale në spektër”, por që aktorja “e pa të pakëndshme dhe stresuese”. Ajo gjithashtu inkurajoi njerëzit të shikojnë filmin përpara se të formojnë opinione për projektin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë dëgjoi bota në vitin 2019?

‘Top 5’ artistët më të dëgjuar të dekadës


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?