MENU
klinika

Policia heq një pjesë të telave me gjemba

Situata drejt normalizimit në Zveçan

06.06.2023 - 10:16

Situata duket se po shkon drejt normalizimit edhe në komunën me shumicë serbe Zveçan, e cila ishte dhe “vatra më e nxehtë” e konfliktit në veri të Kosovës.

Raportohet se këtë të martë numri i serbëve në protestë është simbolik, ndërsa për të dytën ditë radhazi telat me gjemba po largohen.

KFOR kishte vendosur telat gjëmborë rreth ndërtesave komunale me synim mbrojtjen e godinës nga protestuesit e dhunshëm.

Këtë të martë raportohet që para godinës komunale të jenë vetëm tre ushtarë.

Qytetarët serbë protestuan për disa ditë me radhë kundër vendosjes në godinat komunale të krerëve të zgjedhur në komunat me shumicë serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN