MENU
klinika

Gjermania e 'rrëmbeu' para FSHF-së

Sulmuesi i Bundesligës vjen në Tiranë

01.06.2023 - 18:57

Luajnë në pozicionet ekstreme të fushës, por vëllezërit Weiper kanë bërë mirë në karrierë edhe pse 18 dhe 19 vjeç. Fjala është për Henrik dhe Nelson Weiper. Nelsoni është pjesë e sulmit të Mainz në Bundesligë, duke luajtur në 9 takime sezonin që sapo u mbyll, teksa gjeti edhe dy herë rrugën e rrjetës. Djaloshi me origjinë shqiptare por i lindur në Mainz është pjesë e moshave U-18 të Gjermanisë, duke luajtur në disa ndeshje. Sulmuesi duket se ende nuk e ka zgjedhur ekipin e parë Kombëtar, me FSHF-në që duhet të “luftojë” për të afruar të riun e talentuar.

Nga ana tjetër, Henriku 19-vjeçar luan në portë dhe verën e shkuar la Offenbach në Gjermani për të kaluar në SHBA me Brown Bears. Djaloshi është pjesë e U-21 të Shqipërisë, teksa ka luajtur pesë takime me moshat tona.

Nëse Henriku është pjesë e kuqezinjve, një gjë e tillë nuk vlen për të vëllanë, Nelsonin. Sulmuesi i Mainz duket se i ka dhënë një sinjal FSHF-së, me vëllezërit që kanë pozuar këtë të enjte nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë.