MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vajza ka një vrimë në vesh. A duhet operacioni?

10.06.2023 - 21:57

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Kam vajzën 17 vjeçe dhe ka një vrimë në vesh. Mjekët na lanë dy muaj se mos mbyllej vetë, gjë e cila nuk ndodhi dhe tani na kanë rekomanduar operacionin. A ka ndonjë metodë tjetër përveç operacionit që të mbyllet vrima e veshit?

Mjeku: Perforacioni i MT në momentin kur pas trajtimit, pas periudhës së pritjes në kushte sterile të veshit, sidomos në rastet traumatike ose pas otitis media chronica rregullohet vetëm në mënyrë kirurgjikale nga mjeku ORL. Rekomandoj timpanoplastikën për zgjidhjen përfundimtare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN