MENU
klinika

Dy rastet që e "fundosën"

Vangjush Dako në qeli, zbardhen detaje për dosjen

07.06.2023 - 15:54

Zbardhen detaje zbardhur dosjen e arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 9 personave të tjerë, mes të cilëve dhe ish-zyrtarë të bashkisë. Në rastin e parë bëhet fjalë për dëmtimin e një pallati në Durrës që u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe rasti i dytë për një procedurë prokurorimi projekt zhvillimor vlera e të cilit është “fryrë” duke kapur shifrën e 220 milionë lekëve të vjetra, nga përllogaritjet që ka bërë SPAK.

Sipas dosjes së SPAK të siguruar nga gazetarja Glidona Daci, rezulton se për rastin e parë, atë të pallatit, zbardhja e lejes së ndërtimit është bërë më 14 Tetor 2014 ndërsa pagesa e tarifës më 16 Mars 2015. Kurse kontrolli i karabinasë së përfunduar është bërë më 10 Shkurt 2015 dhe pagesa e tarifës më 9 Prill 2015.

Sipas dosjes së SPAK, “aktet për këtë pallat janë përpiluar në një hark të shumë të shkurtër kohor dhe rezulton se qëllimi i vërtetë i zyrtarëve të Bashkisë Durrës por dhe i ndërtuesit ka qenë pajisja me dokumentacionin tekniko-ligjor të ndërtimit të objektit, i cili jo vetëm kishte përfunduar shumë kohë më parë, por dhe objektivisht ka qenë i pamundur të ndërtohet në një afat kohor prej 7 muajsh dhe në këtë afat kohor të përpilohen të gjitha dokumentet”.

SPAK evidenton gjithashtu se në projekt ishte parashikuar që ashensori të zbresë deri në pjesën e garazhdeve, ndërtim ky që nuk është bërë.

Rikujtojmë se 10 personat e arrestuar nga SPAK për këtë dosje janë: Vangjush Dako, Adhurim Qehajaj, Ermal Lama, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku, Fiqiri Fareuku, Adnand Toçilla, Meri Semini Priftuli, Ferzilet Hajderi, Djana Dedja.