MENU
klinika

"Do të mund të bëj TikTok, prisni videon time”

Virusi ishte harruar prej muajsh, Mitsotakis infektohet me Covid-19

02.06.2023 - 19:36

Kryeministri aktual i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është infektuar me CoronavirusKëtë e ka bërë të ditur ditën e sotme vetë presidenti i Demokracisë së Re, përmes një videoje në rrjete sociale.

Si pasojë, Mitsotakis ka anuluar turneun e tij në Selanik dhe Halkidiki dhe udhëtim dyditor në Malin Athos, ku do të shkonte me djalin e tij. “Përqafimet dhe puthjet e periudhës parazgjedhore janë gjithmonë shumë të këndshme.

Sidoqoftë, ndonjëherë ato kanë një çmim. Sot bëra testin për Covid. Jam pozitiv, ndaj do të më duhet të qëndroj disa ditë në shtëpi. Fatkeqësisht, nuk do të mund të shkoj në Malin Athos, siç e kisha planifikuar. Por nuk ka rëndësi.

Por unë do të jem aty për të shkuar në një mundësi tjetër. Por sigurisht që gjithmonë do të mund të bëj TikTok, ndaj prisni videon time të radhës”, tha Kyriakos Mitsotakis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN