MENU
klinika

"Ultimatumi drejtuar Kurtit ka një afat kohor"

Vizita e Escobar dhe Lajçak në Prishtinë/ Mentor Nazarko: SHBA-të po tentojnë të izolojnë Albin Kurtin

06.06.2023 - 21:54

SHBA dhe Bashkimi Evropian vijojnë përpjekjet për të gjetur shtegun, i cili do t’i hapte rrugë qetësimit të situatës në veri të Kosovës. Mbrëmjen e kaluar Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak patën një takim për më shumë se tre orë me kryeministrin Kurtin, ndërsa përcaktuan tri kushte si rrugëzgjidhje për veriun.

Kjo çështje u diskutua në “Ballkan Update” me analistin Mentor Nazarko. Ai tha se SHBA po tentojnë të izolojnë kryeministrin nga pjesa tjetër e opinionit me synim për t’i inkurajuar se mes Kosovës dhe SHBA nuk ka probleme.

Gjuha e SHBA sipas Nazarkos lë të kuptohet se ultimatumi i drejtuar Kurtit ka një afat kohor dhe se marrëveshja do të zbatohet.

“SHBA po tentojnë të izolojnë Kurtin nga pjesa tjetër e opinionit, të cilin duan ta inkurajojnë se mes Kosovës dhe SHBA nuk ka probleme, por përkundrazi ka miqësi. Escobar synon ta personalizojë këtë që po ndodh dhe të vendos gishtin mbi Kurtin. Ai la të kuptohet se ultimatum i drejtuar Kurtit ka afat dhe se marrëveshja do dihet të arrihet me ose pa të. Kjo s’është hera e parë për hir të së vërtetës”, tha Mentor Nazarko.

Ai tha se duhet pasur kujdes se një përplasje mes Kurtit dhe SHBA nxit frymën anti-amerikane dhe kjo sipas tij është paradoksi më i madh që po ndodh sot në Kosovë.

“Zhvillimet ne terren janë drejt shtensionimit, sepse kryetarët nuk janë duke e kryer funksionin e tyre. Përveç këtij fakti, duhet pasur parasysh se përplasje që ndodhin në nivel të lartë të Kurtit me udhëheqësit e SHBA në opinionin publik të vendit projektohet si përplasje me SHBA dhe rritet fryma anti-amerkiane. Kjo duket qartë drejtimi që debati që merr në rrjet sociale. Përplasja e udhëheqjes të Kosovës me SHBA nxit frymën antiamerikane në Kosovë, ky është paradoksi më i madh dhe më i frikshëm i atyre zhvillimeve që po shihni”, u shpreh Nazarko./n.m. abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN