29.06.2023 - 12:17
Prokuroria e Elbasanit ka dhënë pretencën për ngjarjen e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të shkuara parlamentare, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.
Sipas BW, prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, Arbër Paplekajn.
Pjerin Xhuvani u vra dy vite më parë pasi u qëllua me armë zjarri nga Arbër Paplekaj, pjesë e grupit për Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike.
Si pasojë e kësaj ngjarje të ndodhur në datë 21 prill, mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja masa e sigurisë për 10 të akuzuarit e tjerë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, burg për Arbër Paplekajn
Gjithë skena e krimit në 20 minuta
BIRN: Çastet fatale të Pjerin Xhuvanit!
Në pyetje një numër i madh dëshmitarësh