MENU
klinika

Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës

Vrasja e Tauland Beqirajt, Hajnaj dënohet me 18 vite burg

07.06.2023 - 15:52

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 21 vite burg për Elton Hajnajn.

Ky i fundit është shpallur fajtor për vrasjen e Taulant Beqirajt. I dënuari ankimoi vendimin e gjykatës në prill të 2022-shit dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 3 mars 2021, pranë Gjykatës së Apelit ku është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj. Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar.

Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve zbriti i maskuar nga një mjet dhe qëlloi me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas vrasjes autori u largua me autoveturën tip Ford, teksa gjatë ndjekës u kap një prej shokëve të tij, ndërsa shoku tjetër u dorëzua. Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën transballkanike.