MENU
klinika

Samiti në Kishinau

Vuçiç: Fatkeqësisht Kosova dhe Ukraina janë tema kryesore

01.06.2023 - 18:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot nga Samiti i cili po mbahet në Kishinau. Kurir.rs raporton se Vuçiç i është përgjigjur gazetarit gjerman dhe sipas tij se ky samit është i rëndësishëm për shumë çështje, por edhe për situatën në Kosovë. Vuçiç ka theksuar përsëri se Prishtina nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb, edhe pse ne gjithmonë duam bisedë, por dihet se kush është përgjegjës për problemet në Kosovë, u shpreh presidenti i Serbisë.

Gjithashtu Vuçiç ka thënë se sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai është gjithmonë i gatshëm, pasi bëhet fjalë për stabilitetin dhe të ardhmen e të gjithë Europës, jo vetëm të rajonit. Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi.

“Ne duhet të bindim njerëzit në Ballkan se kompromisi nuk është një gjë e keqe. Nuk është e lehtë, të gjithë janë të radikalizuar dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë ide normale”, tha Vuçiç.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Kishinau në margjinat e samitit të Komitetit Politik Evropian, Vuçiç përmendi se ka pasur një takim të shkurtër jozyrtar edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“U takova me një njeri që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç, teksa shtoi se me Zelenskyn kanë diskutuar për integritetin territorial të Serbisë dhe Ukrainës.

“Ai më tha, siç i thashë, se ne e mbështesim integritetin territorial të vendeve tona. Ishte një takim shumë i shkurtër, nuk mund t’ju them më shumë se kaq”, tha Vuçiç.

FJALIMI I PLOTË:

Fatkeqësisht, Kosova dhe Metohia është bërë temë kryesore së bashku me Ukrainën. Prishtina nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb, edhe pse ne gjithmonë duam bisedë, por dihet se kush është përgjegjës për problemet në Kosovë. Mendoj se gjërat po bëhen më të dukshme dhe më të qarta tani për njerëzit që nuk janë gjithmonë dakord me ne. Sot kam pasur takime shumë të rëndësishme. Kam biseduar me shumë njerëz të rëndësishëm dhe tema kryesore e të gjithëve, krahas energjetikës dhe progresit ekonomik, është gjendja në Kosovë. 

U takova me një njeri që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Zelenskyy më tha, siç i thashë, se ne e mbështesim integritetin territorial të vendeve tona. Ishte një takim shumë i shkurtër, nuk mund t’ju them më shumë se kaqSa i përket luftës Ukrainë-Rusi, vendimin për sanksionet ne e morëm në mars të vitit 2022. Serbia ka politikën e saj, e respekton Ukrainën. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikën tonë në interes të vendit tonë.

Për situatën në veri të Kosovës, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të de-përshkallëzuar situatën. Po punojmë për qetësimin e situatës dhe shmangien e provokimeve në të ardhmen. Ne duhet ta ruajmë paqen në rajon, jo vetëm për hir të vendeve tona, por edhe për hir të gjithë Europës. 

Për dialogun Kosovë-Serbi, ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim me të gjithë, por ajo nuk donte të fliste. Disa njerëz u befasuan nga kjo, ne jo. Bëhet fjalë për stabilitetin dhe të ardhmen e të gjithë Evropës, jo vetëm të rajonit tonë dhe prandaj jam gjithmonë i gatshëm për një diskutim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri

BBC për tensionet në veri të Kosovës

“Heqja e barrikadave mund të zgjasë për disa ditë”