MENU
klinika

Wagner i shpalli luftë

Putin: Do ta mbrojmë vendin nga çdo tradhti

24.06.2023 - 10:32

Një skenar “Rusët, po vrasin rusët” që Presidenti rus, Vladimir Putin i trembej duket se po ndodh. Një rebelim i grupit mercenar Wagner ka nxjerrë jashtë kontrolli situatën luftën, duke e ‘zhvendosur’ nga Ukraina në Rostov, një qytet në jug të Rusisë.

“Kjo është një betejë në të cilën vendoset fati i popullit tonë dhe kërkon bashkimin e të gjitha forcave”, “të gjitha konfliktet e brendshme shfrytëzohen nga armiqtë tanë të jashtëm për të na dobësuar, prandaj të gjitha përpjekjet janë shumë serioze”.- tha a

 

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë skalioneve ushtarake të Moskës, duke u shprehur se kontrollin ushtrinë dhe aeroportin e këtij qyteti.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti.  Pa përmendur emrin e Prigozhin, Putin u zotua të ndëshkojë ata që qëndrojnë pas kryengritjes së armatosur. Ai pranoi se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbeti e vështirë.

Wagner thotë se kontrollon qytetin pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda.

“Ne jemi 25,000,” tha udhëheqësi i milicisë, duke u bërë thirrje rusëve, veçanërisht ushtarëve, që t’u bashkohen atyre dhe jo për të bërë rezistencë në atë që “nuk është një grusht shteti ushtarak, por një marshim drejtësie”. Përgjigja nga Moska ishte e menjëhershme: së pari, Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë të gjitha akuzat për sulme ndaj mercenarëve.

Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake që lufton përkrah forcave ruse në Ukrainë. Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikat e tij kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov. Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë.

Gjatë natës Federata Ruse sulmoi kryeqytetin ukrainas dhe për shkak të një rakete që u godit në ajër, dy persona humbën jetën dhe tetë u plagosën.

Prigozhin ka qenë dikur aleat i Putinit. Në janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur grupin e tij, Wagner, organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikë. Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimi.

Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje forcave Wagner të ndalin kërcënimet ndryshe do të ndëshkohen.

Putin shtoi se në këtë kohë, “ne kërkojmë unitet, konsolidim dhe përgjegjësi”.

“Ata që shkojnë qëllimisht në rrugën e tradhtisë, duke përgatitur një rebelim të armatosur kur ju po përgatitnit sulme terroriste, do të ndëshkohen. Çdo trazirë e brendshme është një kërcënim vdekjeprurës për shtetin tonë për ne si komb; është një goditje për Rusinë për popullin tonë dhe veprimet tona për të mbrojtur atdheun tonë. Një kërcënim i tillë do të përballet me një përgjigje të ashpër.”- tha Putin

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen