MENU
klinika

Çfarë risie sjell këtë herë?

WhatsApp nxjerr modalitetin ‘Companion’ për iOS

01.06.2023 - 08:40

Rreth një muaj më parë, WhatsApp prezantoi zyrtarisht modalitetin ‘Companion’ për përdoruesit e tij Android, duke ju lejuar të lidhni deri në dy ose më shumë celularë Android në një llogari të vetme.

Tani, funksioni është vënë në dispozicion edhe për përdoruesit e iOS, shkruajnë mediat e huaja.

Versioni 23.10.76 i WhatsApp për iOS po sjell funksionalitetin e ri dhe është i disponueshëm për shkarkim përmes App Store.

Ashtu si në Android, versioni iOS i aplikacionit të mesazheve sinkronizon historinë tuaj dhe të gjitha mesazhet tuaja dërgohen në të gjitha pajisjet tuaja.

Veç këtyre, kompania siguron që të gjitha bisedat tuaja të mbeten “të koduara”.

Megjithatë, disa veçori si listat e transmetimit të mesazheve dhe përditësimet e statusit janë të disponueshme vetëm në pajisjen “kryesore”.