Pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të gjithë duken të gëzuar, të gjithë thonë se janë fitues dhe të gjithë e shohin veten në qeveri.“Pa ne nuk mund të bëhet qeveria”, thanë të gjitha palët që hynë në Kuvendin e Malit të Zi. Çfarë treguan këto zgjedhje? Siç duket, ka më shumë pyetje sesa përgjigje. Së pari rreth, 55 përqind e votuesve shprehën vullnetin e tyre, dhjetë përqind më pak se në zgjedhjet e fundit presidenciale. Siç pritej, fituesit e këtyre zgjedhjeve ishte lëvizja “Evropa Tani”, që u rendit në krye, megjithatë asnjë parti apo koalicion nuk fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur i vetëm. Evropa Tani”, ndiqet nga aleanca “Së bashku” e përbërë nga DPS-SD-LP-DUA me 23.9 për qind. Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” ka marrë 14.8 për qind, koalicioni Demokratët dhe URA e drejtuar nga Dritan Abazoviç 12.3 përqind. Forumi Shqiptar ka marrë 2 përqind, Aleanca Shqiptare 1,5 përqind.DPS, pro Malit të Zi dhe post-Gjukanoviç nuk besonin se mund të bënin diçka më të madhe pa “Milon e përjetshëm”. Megjithatë, votuesit pro Malit të Zi i shohin ende si një strehë që u ofron “shpëtim”, pavarësisht se kush i drejton. Radikalët pro-serbë-pro-rusë janë opsioni më i mundshëm,për ta, për të bërë koalicion. Koalicioni pro-serb i Dritan Abazoviçit dhe Aleksa Beçiçit presin të ftohen në qeveri, e cila, siç thanë, “nuk do të ekzistojë pa ta”.
Një detyrë delikate
Analisti nga Podgorica, Darko Shukoviç, tha: “Formimi i një qeverie pa DF (Milan Knezheviç dhe Andrija Mandiç) dhe DPS, por edhe pa URA (Abazoviç), është i pamundur. Shkrimtari Andrej Nikolaidis tha menjëherë pas zgjedhjeve se refreni që përsërisin të gjithë “pa ne nuk ka qeveri” nuk është i saktë. Mund të ketë një qeveri edhe pa lëvizjen “Evropa tani”, beson Nikolaidis.Pra, pavarësisht fitores, më të pakënaqurit mund të jenë pikërisht ata, pasi duhet të gjejnë partnerin. Ata prisnin një fitore më bindëse dhe tani janë të detyruar të bëjnë një sërë kompromisesh dhe lëshimesh të padëshiruara. Lideri aktual, Milojko Spajiç, u përfshi pak para zgjedhjeve në një aferë me “mbretin e kriptomonedhës së Koresë së Jugut”, i cili u arrestua në Mal të Zi dhe me të cilin pranoi njohjen dhe lidhjet.
Konflikti me Abazoviç
Radikalët pro-serbë-pro-rusë Milan Knezheviç dhe Andrija Mandiç do të ishin zgjidhja më e lehtë për Spajiç, por të gjithë do të preferonin t’i shmangnin. Ata thonë se votat e simpatizantëve të tyre vendosën fitoren e Jakov Milatoviçit, nga e njëjta parti, dhe kjo, siç thonë ata, nuk harrohet. As “ambasadat”, nuk e duan pjesëmarrjen e tyre në qeveri. Në Podgoricë tashmë thonë se nuk do të vendosë Spajiç, por zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar. Problemi i dytë i madh i “Evropës tani” është aleati tjetër i tyre “natyror”, koalicioni i Abazoviç dhe Beçiç. Gjatë fushatës, Spajiç dhe Abazoviç kërcënuan njëri-tjetrin me burg: përkatësisht për shkak të skandalit të kriptovalutave, dhe “për keqpërdorimin e pozitës së kryeministrit dhe tejkalimin e autoritetit të tij kur mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Spajiç e ka bërë të qartë se nuk do të negocionte me Abazoviç.
Një skenar i çuditshëm
Një skenar i çuditshëm, që të gjithë e përmendin, është koalicioni i madh i “Evropa Tani” dhe DPS. Edhe pse duket e pamundur, në Podgoricë thuhet se do të garantonte stabilitet, por edhe do të konfirmonte rrugën e pakthyeshme properëndimore të Malit të Zi dhe do t’i kënaqte “ambasadat”. Nuk do të kishte probleme me NATO-n, BE-në, Kosovën, sanksione kundër Rusisë. Pjesëmarrja e DPS-së do të garantonte sigurinë dhe do të neutralizonte frikën e një sulmi identiteti. dhe rrezikun e “botës serbe”. Duke marrë parasysh këtë, ndoshta kombinimi më i pabesueshëm mund të shqyrtohet. Kjo do të garantonte se premtimet e Milatoviç dhe Spajiç nuk janë vetëm formale. Kujtojmë se dy qeveritë e fundit u betuan të orientoheshin drejt Brukselit, por pikërisht gjatë mandateve të tyre Mali i Zi mbeti prapa në këtë rrugë.Sido që të jetë, këto zgjedhje duket se nuk e nxorën Malin e Zi nga kriza në të cilën po vuan prej kohësh, por pyetja tani është se me çfarë intensiteti do të vazhdojë kjo krizë.