“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A mund të marrim ndonjë infeksion nga macet?
Mjeku: Toksoplazmoza është një infeksion parazitar që transmetohet nga macja. Është njëqelizor, çka e bën atë të depërtojë lehtësisht në gjak, duke prekur kështu organet me rëndësi jetike si trurin, zemrën, mushkëritë, veshkat, gjëndrrat limfatike.
Epidemiologjia :
Toksoplazmoza është zoonoza më e përhapur në të gjithë botën e cila prek të gjithë grup-moshat. Studimet serologjike kanë treguar se shumica e kalojnë në mënyrë të heshtur. Më të përhapur e gjejmë në vendet tropikale, të ngrohta, me përhapje në 80% të popullatës.
E ndeshim në dy forma të sëmundjes
a – e fituar (vjen nga mungesa e higjenës)
b -e lindur( transplacentare)
Toksoplazmoza e fituar i transmetohet njeriut nëpërmjet vezëve të parazitit ose cisteve indore. Pra, kur përdoren perime të infektuara me jashqitjet e maces, ose nga fëmijët që mbajnë macen dhe nuk i lajnë duart.
Sot një vëmendje të madhe i kushtohet toksoplazmozës së lindur. Pra, ajo transmetohet nga gruaja shtatzanë tek fëmija, nëpërmjet placentës, duke lënë pasojë difekte të lindura si psh hidrocefalia, verbëria, shurdhësia, sëmundje neurologjike, etj.
Le të shpjegojmë më parë ciklin biologjik që kalon ky parazit: Nevojiten strehuesit e ndërmjetëm që paraziti të plotësojë ciklin e plotë nga vezë në trofozoid dhe pastaj kist.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.