MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikon stili i jetesës tek plakja e trurit?

22.07.2023 - 08:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A ndikon stili i jetesës tek plakja e trurit?

Mjeku: Gjenet apo stili i jetesës sipas mjekëve janë shumë ndikues në shfaqjen e shumë sëmundjeve. Një studim nga Universiteti i Mjeksisë në Mbretërinë e Bashkuar, zbulohen të dhëna për këtë sëmundje. Sipas tyre disa çrregullime gjenetike që ndodhin në trup, mund të rrisin me 15 herë mundësinë e prekjes nga dementia.

Sidoqoftë në studimin ku morrë pjesë 196,383 persona deri në moshën 60 vjeç, u pa se plakja e trurit mund të mos jetë vetëm e trashëgueshme. Ekspertët thonë se pavarsisht këtyre të dhënave, edhe stili jetesës luan një rol shumë të rëndësishëm. Për personat që abuzojnë me pije alkoolike, duhanin apo ushqime jo të shëndetëshme dhe nuk merren me aktivitet fizik rreziku është më i lartë. Nga ana tjetër personat aktivë me stil jetese të shëndetëshëm, ulin ndjeshëm mundësinë e prekjes nga plakja e trurit.

Ekspërtët morën parasysh të dhënat e mbledhura, për të parë se cili nga këta faktorë ndikon më shumë. Mes ndarjes së personave që nuk ishin të priur gjenetikisht për tu prekur nga plakja e trurit dhe atyre që ishin, të dhënat treguan se stili i jetesës në të dyja rastet luan një rol kyç.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë duhet të kemi kujdes!

A është plakja e trurit e trashëgueshme